“Falja e pushtetit vendor, problem”/ Patozi: Ne do të synojmë të…

Share

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se falja e pushtetit vendor nga ana e opozitës tek PS është problem në zgjedhjet e 25 prillit, duke theksuar se ata që e patën në dorë këtë mundësi nuk ditën ta shfrytëzonin.

Në një intervistë për Report Tv, Patozi shprehet se ai synon të jetë një forcë përcaktuese në qeverinë e ardhshme, duke theksuar se nuk mund të përcaktohet që tani se kush do të jenë partnerët.

“Sigurisht që është një problem,një problem që unë e kam shprehur që në zgjedhjet e vitit 2019,por sigurisht fjala ime ra në vesh të shurdhër, sepse ata që e kishin në dorë nuk e shfrytëzuan.Kur ikën atëhere me triumfonizëm,duhet të kishin llogaritur edhe këtë, që janë skalione të tëra të pushtetit vendor në Shqipëri të cilat janë në shërbim të vetëm një pale.Është një kosto që duhet ta mbajnë!

Unë shpresoj shumë, sepse i përkas opozitës dhe shpresoj që kjo kosto mos të jetë e rëndë për opozitën në përgjithësi , por për ata që e kanë ndërmarrë,sigurisht që nuk më dhimbsen shumë.

Unë refuzoj t’i përgjigjem pyetjeve për situata hipotetike.Unë di të them që objektivat e Bindjes Demokratike janë të qarta. Ne synojmë që të jemi forcë përcaktues qeverisëse ,pra  që të kemi peshën tonë, të kemi mbështetjen tonë dhe ta tregojmë si një model tjetër.

Ne në qeverisjen e vendit, në rast se do të jemi në opozitë ,do të bëjmë të njejtën gjë.Kaq e thjeshtë është ! Nuk mund të përcaktojmë sot,se kush mund të jenë partnerët e Bindjes Demokratike nesër,sepse do të presim me shumë qetësi dhe durim vullnetin e sovranit më 25 prill”, tha Patozi./CNA.al


Share

Komente