September 20, 2021

Falsifikoi pasaporta dhe viza, një vit burg për 46 vjeçarin

Shpërndaje lajmin

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30 vjeçar pasi ka kanosur punonjësin e policisë bashkiake.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 30 vjeç, pasi në rrugën “Lord Bajron”, ka kundërshtuar dhe kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë Bashkiake”, njofton policia.

Gjithashtu u ekzekutua urdheri i prokurorit për shtetasin Kujtim Imeri, 46 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *