Familja shqiptare aksidentohet në Itali, viktima dhe të plagosur

Shpërndaje lajmin

Mediat italiane shkruajnë se një shqiptare humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur orët e vona të së shtunës në provincën e Matera-s, në Itali, përcjell albinfo.ch.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Bernalda. Makina, në të cilën udhëtonte një familje shqiptare, humbi kontrollin e mjetit, duke përfunduar jashtë rrugës, në rrethana ende të paqarta.

Fatkeqësisht nga aksidenti humbi jetën gruaja që ishte pasagjere, identiteti i së cilës nuk është bërë publik në mediat italiane, ndërsa dy persona të tjerë, mes tyre edhe një djalë, mbetën të plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spital. Mësohet se familja shqiptare punonte në një prej fushave të Basilicata.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *