Fantastik Rroca, shqiptari sërish protagonist me dopietë asiste në Turqi

Share

Eduart Rroca nuk di të ndalet, teksa vazhdon shkëlqimin e tij me skuadrën e Istanbulsporit, në Ligën e Parë turke.

Ish-mesfushori i Kukësit dhe Luftëtarit, ishte protagonsit në dy gola, në fitoren me rezultatin 5-0 të skuadrës së tij ndaj Balikesirspor.

Rroca dha dy asiste, fillimisht te goli i dytë i shënuar nga Jasar në minutën e 31’ dhe më pas në minutën e 59’, në golin e shënuar nga Jëllmaz. 27-vjeccari shkon kështu në kuotën e 8 asisteve për këtë sezon me Istanbusporin, me të cilët ka shënuar edhe 6 gola.

Me fitoren e sotme Istanbulspori shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e dytë, 1 pikë më pak se kryesuesit e Giresunspor, me objektivin që është ngjitja në Superligë.


Share

Komente