Far-West në furrën e bukës në Shkodër

Shpërndaje lajmin

Dy persona kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit pas një konflikt.
Ngjarja ka ndodh rreth orës 19:40, në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër.
Armando Ndreu, 32 vjeç është konfliktuar me Sadet Salën për motive të dobëta sipas policisë.
Pas konfliktit, Ndreu ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të furrës së bukës së Salës.
Ky i fundit i është përgjigjur po me zjarr.
Momenti i shkëmbimit të zjarrit është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Ndreu qëllon me breshëri automatiku, ndërsa Sala i është përgjigjur me pistoletë në momentin që po largohej me makinë.
Policia ende nuk ka mundur të arrestojë personat e përfshirë ndërsa Prokuroria po heton për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.The post Far-West në furrën e bukës në Shkodër first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.