January 28, 2022

“Fast Albania” kap rumunin në Tiranë

Shpërndaje lajmin

Një rumun i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë. 29-vjeçari Vasil (Marian) Manolache u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Rumanisë, pasi është dënuar për veprat penale “Falsifikim dokumentesh” dhe “Kalim të paligjshëm të kufirit”

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe “Fast Albania” si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Rumanisë, të shtetasit rumun Vasil (Marian). Manolache , 29 vjeç.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Oradea/Rumani, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar duke e dënuar me 1 vit e 3 muaj për veprat penale “Falsifikim dokumentesh” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit” i Kodi Penal Rumun” njofton policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bukuresht, vijon procedurat për ekstradimin e tij./ Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published.