Fatmir Mediu: PD-ja të reflektojë, duhet të jetë e bashkuar

Shpërndaje lajmin

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se Partia Demokratike duhe të reflektojë për situatën e brendshme në të cilën ndodhet aktualisht.
Në një intervistë për Euronews Albania, Mediu nënvizoi se Partia Demokratike duhet të jetë e bashkuar.
“Partia Demokratike ka për çfarë të festojë, por ka edhe për çfarë të reflektojë. Besoj se në këtë festë që pati Partia Demokratike, reflektimi i parë është që Partia Demokratike duhet të jetë bashkë. Duhet të jetë bashkë me historinë e saj, duhet të jetë bashkë me të sotmen e saj, duhet të jetë bashkë me aktivitetin parlamentar.
Duhet të jetë bashkë edhe me të ardhmen e saj, me përfshirjen e të rinjve, të rejave shqiptarë, të kualifikuar nga e gjithë bota për t’i bërë pjesë të qeverisë dhe të politikës. Është padiskutim një moment i cili kërkon një reflektim edhe në kuadrin opozitar”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU

‘Zëvendësimi i Yuri Kim’, Mediu: Njoftim i nxituar, të silemi si aleatë me SHBA-të
Genc Burimi zbulon dokumentin që Yuri Kim dërgoi në SHBA për Ramën
Reagimi i ministrisë për Yuri Kim, Ndoka: Provokues dhe i tepërt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *