Fauci: Mbase do të mbajmë maska edhe në vitin 2022

Share

fauci 280x280 3

Zyrtari amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci tha se është e mundur që amerikanët do të mbajnë maska edhe në vitin 2022.

Megjithatë, ai pohoi se masat për të ndaluar përhapjen e koronavirusit do të relaksohen gjithnjë e më shumë ndërsa administrohen më shumë vaksina, raporton theguardian.

Afërsisht një vit që kur u regjistrua vdekja e parë e shkaktuar nga COVID-19 në SHBA, vendi po i afrohet 500 mijë vdekjeve nga virusi.

Amerika ka regjistruar 497,670 vdekje nga koronavirusi deri më sot sipas Universitetit Johns Hopkins.

 


Share

Komente