January 18, 2022

FC Kosova Zürich, fitore 4:0 kundër FC Solothurn

Shpërndaje lajmin

Ditët po bëhen më të shkurtra dhe netët më të ftohta! Megjithatë, ndeshjet do të jenë emocionuese dhe për çdo pikë duhet luftuar fort.

Dueli i drejtpërdrejtë kundër FC Solothurn premtoi të ishte emocionues. Të dyja skuadrat kishin “për detyrë” të fitonin, gjë që u pa në 10-15 minutat e para.

Kundërshtari nga Solothurni luajti me presion të lartë dhe qëndroi mirë. Fillimisht ne (FC Kosova) duhej të kuptonim se si luanin kundërshtarët dhe çfarë donin të bënin. Ne pastaj ja dolëm ta kundërshtonim shumë mirë dhe të luanim lojën tonë!

Në fillim kishim rastet vetëm përmes kornerëve. Falë goditjes së tretë nga këndi, të realizuar nga Jeton Dushi, kapiteni ynë Rinor Avdili arritu të kalojë FC Kosovën në epërsi, falë goditjes me kokë. 1-0 për FC Kosovën.

Deri në fund të pjesës së parë ishte një lojë e mirë dhe e ndershme që ne e dominuam në të shumtën e kohës. Në pjesën e parë të lojës arritëm të bindim me kompaktësi dhe kundërshtari pati mbase vetëm dy raste të mira për të gjuajtur në portë, por Arianit Lazraj ishte gjithmonë gjakftohtë dhe mbajti pa problem ekipin në lojë.

Ne e dinim se duhej patjetër të kërkonim golin e dytë në mënyrë që të vazhdonim të shpërblenim performancën tonë të mirë ekipore. Kundërshtari deri atëherë ishte skuadra me më pak gola të pësuar në kampionat dhe me të drejtë.

Falë kondicionit të lojtarëve tanë ne mundëm të mbizotërojmë në shumë duele vrapimi, kështu që në një moment kundërshtari u thye dhe ne patëm shumë raste. Megjithatë, vetëm në minutën e 79-të Labinot Osmani mundi të rrisë rezultauin në 2-0 dhe të vendosë ndeshjen për ne.

Ishte mbresëlënëse se si ne po shpërthenim nga entuziazmi dhe kështu erdhi goli i tretë i merituar nga Ruhan Foniqi. Por ne nuk u vetëkënaqëm dhe vazhduam të bënim vrapimet tona në thellësi dhe të fitonim duelet tona 1-1.

Max Mocanu u ndal vetëm në zonën e rreptësisë nga një faull.  Dhe, të gjithë në ekipin tonë u japin të gjithëve mundësinë për të shënuar penalltinë! Skuadra vendosi që 19-vjeçari Bujar Ajeti të  të gjuante, për të vlerësuar paraqitjen e tij të mirë. Ai arriti të dëshmonte suksesin e paraqitjes së tij me golin e tij. Kështu, rezultati tashmë ishte 4-0!

Loja në përgjithësi ishte e mirë dhe ne mundëm të dëshmojmë se me një paraqitje pozitive të ekipit mund të shkruajmë rezultate pozitive. Kështu, ne presim me padurim ndeshjen e radhës në shtëpi kundër FC Höngg, të dielën e ardhshme!


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *