September 25, 2021

Federata Botërore njeh shkollën kosovare të xhudos

Shpërndaje lajmin

Për pak kohë nisin garat e xhudos në ditën e dytë të Lojërave Olimpike. Sytë e të gjithë shqiptarëve janë të kthyer nga kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, që synon ta mbroj titullin në kategorinë deri 52 kilogramë.

Garën tashmë e ka përfunduar Distria Krasniqi që të shtunën hyri në histori. Ajo fitoi titullin olimpik në kategorinë deri 48 kilogramë. Medalja e artë olimpike është e arritur superiore në sport.

Ka pasur shumë shkrime e analiza për suksesin e Distrisë dhe gjithë ekipit kosovar të xhudos. Natyrisht më të thukta janë analizat e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

IJF-ja tashmë njeh shkollën kosovare të xhudos. Xhudoja është praktikuar për herë të parë në Japoni, por Kosova është shndërruar në një Japoni të vogël.

“Është me rëndësi të nënvizojmë paraqitjen e Distria Krasniqit. Pesë vjet më parë Majlinda Kelmendi ka hapur dyert kur u bë kampionia e parë olimpike nga Kosova. Këtu në Tokio, Federata e vogël kosovare, sa i takon numrave, ka prodhuar kampionen e dytë olimpike. Bilanci është mbresëlënës. Ka një shkollë të xhudos në Kosovë dhe kjo nuk është hera e fundit që do të shohim garuesit e saj të mahnitshëm”, ka shkruar IJF.

Ka pasur shumë përgëzime për suksesin e jashtëzakonshëm të xhudos kosovare, përkatësisht të Krasniqit, trajnerit të saj Driton Kuka dhe Federatës që drejtohet nga Agron Kuka.

Figurat më të mëdha të sportit të xhudos kanë uruar Krasniqin e Kukën. Shkrimet për suksesin e Kosovës në Tokio 2020 kanë qenë në superlativ.

Këtu në Nippon Budokan të gjithë flasin me respekt maksimal për Kosovën dhe xhudon e saj.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *