October 20, 2021

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë tani me mision humanitar

Shpërndaje lajmin

Gjatë gjithë kohës së pandemisë, Federata e Mjekëve Shqiptarë nga Evropa, kanë ndihumar pa rreshtur lidhur me pandeminë, trajtimet që duhet të bëhen, ide për mjekë, protokolle mjekësore nga shtetet më të fuqishme, etj, shkruan albinfo.ch.

Pavarësisht këtyre, AMFE ka bërë të ditur për albinfo.ch, se tani ka nisur një nismë humanitare, për të prekurit nga pandemia dhe atyre nga tërmeti, duke grumbulluar donocione që do të shkojnë në shtetin shqiptar, Shqipëri.

“Federata e Mjekëve Shqiptarë të Evropës, përveç mbështetjes së vazhdueshme që ka dhënë gjatë gjithë pandemisë, kësaj rradhe ndodhet në Shqipëri , për të vazhduar në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, por me një mision tjetër human tek te prekurit nga pandemia dhe ata nga fatkeqësia natyrore. Një donacion vullnetar për të mbështetur ekonomikisht familjet e dëmtuara” thuhet nga AMFE.

Thirrja i shkon gjithë Diasporës shqiptare për të ndihmuar familjet me të ardhurat të ulëta, pasi varfëria dhe pandemia e kanë vështirësuar shumë jetën e tyre.

AMFE e bëri një hap human, hapi i radhës të takon ty!


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *