Fehmi Fetahu, biznesmeni nga Zvicra, investitori më i madh në Gjilan

0
Shpërndaje lajmin

Fehmi Fetahi, President i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, njëkohësisht biznesmen shumë i suksesshëm në vendlindje, është investitori më i madh në Gjilan, shkruan albinfo.ch.
Ai ishte i pranishëm në eventin e GCDA për lansimin e videoklipit ‘Himni Gilanit’ nga këngtari NASER BERISHA
Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit, në krye me avokatin Arsim Vranovci, tek Vali Ranch në Gjilan, ka organizuarë eventin e lansimit të muzikës dhe videoklipit ‘Himni i Gilanit’ nga Naser Berisha, një nga muzikantët më të njohur dhe më të respektuar në Kosovë.

Sponsorizues i këtij eventi do të jetë avokati dhe pronari i Global Cobsulting & Development Associates, Arsim Vranovci. Këshilli i Biznesit të Rajonit të Gjilanit ka qenë domethënës në mbështetjen e bizneseve dhe ndërmarrësve të qytetit dhe ky event është një dëshmi e përkushtimit të tyre ndaj komunitetit.

Në përgjithësi, eventi premton të jetë festë fantastike e Gjilanit, qytetarëve dhe kulturës. Eventi u mbajtë tek Vali Ranch, dhe filloi nga ora 19:00, pritet të ketë muzikë live nga Naser Berisha me band-in e tij dhe Greta Azizi, këngëtare e ftuar si mysafire speciale.

Vlen të theksohet se Fehmi Fetahu një biznesmen shumë aktiv dhe me shije europiane, të gjitha investimet i ka bërë në vendin e tij të lindjes, në Përlepnicë.
Mërgimtari dhe afaristi Fehmi Fetahu ka arritur që një vend pa rrugë dhe të lënë pas dore në kodrinat e Përlepnicës së Gjilanit ta shndërrojë në një nga perlat e Ballkanit, duke punësuar edhe shumë të rinjë gjilaas me kontrata afatgjate.
Filloi me një restorant dhe një fermë kuajsh “Vali Ranch”, për t`u zgjeruar biznesin e tij në një nga hotelet më luksoze për ushqim dhe ahengje familjare në rajon. /Albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *