Fëmija 3 vjeç rrahet brutalisht në një çerdhe shtetërore në Kosovë

0
Shpërndaje lajmin

 
Një fëmijë i moshës tre vjeç është rrahur fizikisht nga edukatoret e një çerdhe në Fushë-Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Fatos Geci, njëherësh edhe familjari i fëmijës, thotë se nipi i tij ka pësuar trauma psikike dhe ka kërkuar nga organet e drejtësisë të merren me këtë rast.
Sipas informacioneve, i mituri ka pësuar trauma të rënda psikike teksa shenjat e dhunës i ka në krahë.
Postimi i plotë:
Të nderuar media dhe prindër!
Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fushë-Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve “Gëzimi ynë”, është rrahur brutalisht nipi im Lisi, vetëm 3 vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qartë që po rrihet e tërhiqet zvarrë, më pas e dërgojnë në një dhomë pa kamera dhe e rrahin pa mëshirë të 3 mësuesit e kësaj kurve!
Nipi im ka pësuar trauma të rënda psikike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre. IDIOTEVE dhe mostrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. PROSTITUTATVE të ndyra do t’u jepet fund.
VIDEO – https://www.facebook.com/watch/?v=268432639442102

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *