Fermerët grekë të “uritur” për punëtorë shqiptarë: Po na kalbet prodhimi!

0
Shpërndaje lajmin

Fermerët e Greqisë kanë mungesë të theksuar të fuqisë punëtore, për të mbledhur frutat dhe të korrat e tjera. Ata kanë dhënë alarmin vetëm pak para nisjes së sezonit për krasitjen dhe më pas mbledhjen e pjeshkës në vei të vendit.
Siç është e ditur kanë qenë shqiptarët ata që kanë çuar përpara bujqësinë në Greqi për vite të tëra, por tani duket se punëtorët sezonalë shqiptarë nuk preferojnë të punojnë në Greqi, pasi kanë gjetur alternative më të mira, siç është Gjërmania, Franca, Zvicra, Spanja.
Ky fakt ka shqetësuar fermerët në Greqinë Veriore të cilët kërkojnë dëshpërimisht punëtorë shqiptarë. Ata thonë se grekët nuk pranojnë të punojnë në ara dhe se shqiptarët e bëjë me së miri këtë punë. Tashmë ata janë detyruar të marrin fuqu punëtore nga Azia.
Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me Greqinë për punësimin sezonal në vitin 2020 dhe çdo vit rreth 10 mijë punëtorë shqiptarë punësohen për disa muaj në Greqi, kryesisht në bujqësi.
Punësimi shihet si një ndihmë për ekonominë e familjeve shqiptare në disa zona të qarqeve kufitare me Greqinë.
Tre vjet më parë qeveria greke miratoi dhënien e lejes për 65 mijë punëtorë sezonalë në bujqësi dhe rreth 10 mijë në blegtori.
Sipas parashikimit të autoriteteve greke për vitin 2021 ishin rreth 18 mijë vende të reja në bujqësi dhe 10 mijë të tjera në blegtori ndërsa këtë vit nevojat për punëtorë sezonalë janë thelluar./ /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *