Ferrari prezanton “bishën” e re, shkon në 7 numri i makinave të prezantuara në F1

0
Shpërndaje lajmin

Ferrari ka prezantuar makinën e re të Formula 1 nën drejtimin e Fred Vasseur që projektin ua beson Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.
Spanjolli në sezonin e fundit ishte i vetmi pilot jashtë Red Bull që fitoi një garë në botërorin e kaluar. Ndërsa Ferrari e mbylli vitin 2023 në vendin e 3-të për konstruktorë pas një beteje të gjatë me rivalët e Mercedes.
Ndërkohë pak orë më përpara u prezantua për publikun edhe Aston Martin Racing 24, i pari projekt në Campus-in e ri Teknologjik të skuderisë në Silverstone.
Një makinë e ndërtuar për pilotë të vertetë, fryt i një pune të jashtëzakonshme, që do ti lejojë skuderisë të bëjë një hap përpara në sezonin e ri. Gjithçka pas përmirësimit në çdo aspekt dhe detaj që do të bëjë diferencën.
LEXONI GJITHASHTU:

Makinë agresive për sezonin e ri, riorganizohet Alpine F1 dhe konfirmon pilotët
Transferimet e bujshme në F1, pesë lëvizjet që befasuan botërorin e shpejtësisë 
Hamilton akord me Ferrarin, britaniku i jep “duart” Mercedesit pas 1 dekade

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *