“Ferrari si Reali i Madridit, nuk mund të hezitosh nëse të thërret”, piloti spanjoll i Formula 1 tregon krahasimin me futbollin

Share

Ferrari si Reali i Madridit: bukuri të pashembullta. Karlos Sainz e thotë këtë, duke shpjeguar se përpara thirrjes nga Maranelo, nuk mund të ketë dyshime. “Me gjithë respektin dhe admirim për McLaren, ekipi i dytë në historinë e F1,- ka thënë për spanjollen “AS”, piloti i sapo punësuar në Maranelo,- kur Ferrari troket në derën tuaj, nuk ka dyshime”.

Spanjolli ndërmerr një krahasim futbolli: “Ferrari është si Reali i Madridit në Formula 1? Por nuk gabon edhe nëse thua, se McLaren është si Barça. Të dyja skuteritë po kalojnë ristrukturimin, për të provuar largimin e Mercedesit nga kreu. Ato janë dy skuadrat më të mira në histori dhe kur kaloni nga njëra në tjetrën, do të thotë se jeni duke bërë diçka të mirë në F1. Kur erdhi puna për nënshkrimin e kontratës me Maranelo nuk hezitova. Më pëlqejnë njerëzit e Ferrarit, Matia Binoto dhe çfarë shoh”.

Sfida nuk do të jetë e lehtë, duke marrë parasysh kohën e vështirë të ekipit nga Maranelo dhe faktin që dy nga paraardhësit e tij të rëndësishëm, si Fetel dhe Alonso, u larguan nga Ferrari pa fituar titullin. “Po, por kjo u ndodhi edhe 19 pilotëve të tjerë, – thotë Sainz. – Në çdo sezon të dhjetë viteve të fundit, kur Red Bull ose Mercedes kanë dominuar, 19 pilotë kanë mbaruar garat pa trofe për çdo vit.”

Sainz shpreson të jetë në gjendje t’i japë një dorë kthesës së Maranelos: “Unë nuk e di se çfarë do të bëhet, unë duhet ta shoh atë. Sapo të hyj brenda duhet të analizoj situatën dhe të kontribuoj me njohuritë e mia dhe mënyrën time për të bërë diçka, – thotë ai Karlos. – Një ekip përbëhet nga një mijë njerëz: piloti mund të vendosë vetëm talent, por që makina të jetë e shpejtë, nuk varet vetëm nga piloti”.


Share

Komente