January 17, 2022

Festa e flamurit u festua edhe nga shqiptarët e Danimarkës

Shpërndaje lajmin

Ambasadorja Elida Petoshati iu bashkua festimeve për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, bashkë me shoqatën Kosova në Aalborg të Danimarkës, shkruan albinfo.ch.

Aktivitetet filluan me shqipet e vogla, të cilëve iu dhuruan tekstet për mësimin e gjuhës dhe të kulturës amëtare.

Programi i pasur artistik i mbrëmjes përçoi emocione të veçanta dhe nxorri në pah vlerat patriotike të Shoqatës Kosova dhe drejtuesve të saj në ruajtjen e kultivimin e rrënjëve identitare e të larmisë kulturore të botës shqiptare, veçanërisht te brezat e rinj. Klasat e Shqipes dhe shembujt e suksesit të anëtarësisë së kësaj Shoqate në jetën komunitare dhe në shoqërinë daneze janë pjesë e trashëgimisë pozitive të ndërtuar nga diaspora jonë e mrekullueshme në Danimarkë.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *