January 24, 2022

Festa e pavarësisë në Shtutgard hapet me filmin ‘Zgjoi’

Shpërndaje lajmin

Konsullat e Përgjithshme e Republikës se Shqipëris në München se bashku me Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stuttgart, në prani të mysafirëve të shumtë, personaliteteve të shumta nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në mënyrë madhështore, shënoi festat e nëntorit dhe shfaqi filmin, “Zgjoi”.

Tubimin e moderoi Can Tahiri, i cili të pranishmit i njoftoi për organizatorët që kanë organizuar këtë manifestim dhe i përgëzoi ata.

Veçantia e këtij tubimi kushtuar 28 Nëntorit, ishte prania e personaliteteve si ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Mojsiu, Rifat Jashari, Fahrije Hoti si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Munchen, Arten Hanku, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Imer Lladrovci, Konsulli Besnik Miftaraj,zv.Konsulli Gramoz Berisha, Rexhep Demiri, Konsulli i Përgjithshëm i Maqedonisë në München dhe të tjerë, Gëzm Gashi shef i Konsullatës se Përgjithshme të Republikës se Kosovës në Frankfurt.

Konsulli Lladrovci falënderoi pjesëmarrësit dhe vuri në dukje rëndësinë dhe karakterin unik të festave të nëntorit për shqiptarët, duke i uruar dhe përgëzuar ata për pjesëmarrje.

Po ashtu, në fjalën e tyre, për festat e nëntorit, folën edhe ish presidenti Mojsiu si dhe konsulli Arten Hanku.

Programin e begatoi me muzikë klasike dhe pika muzikore me motive atdhetare, Delina Hajra – Gashi dhe Kushtrim Gashi.

Për nder të 28 Nëntorit, u ndanë mirënjohje nga Konsullata e Shqipërisë dhe Kosovës për Presidentin Mojsiu dhe Rifat Jasharin.

Në fund u shfaq filmi “Zgjoi” dhe në skype, tubimin e përshëndeti regjisorja Blerta Basholli.

Në fund Konsulli Lladrovci falënderoi miqtë gjermanë z. Simon dhe znj. Juta Fei nga distribucioni “Jef film” dhe Naser Vrellën për mundësinë e shfaqjes së filmit.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *