Festat e fundvitit, trafiku do të jetë i rënduar në Zvicër
Pushimet shkollore në shumicën e kantoneve zvicerane fillojnë nesër, me shumë familje që marrin rrugën për të bërë ski ose për në destinacione të tjera, përcjell albinfo.ch.
Siç raportoi The Local të enjten, trafik i rënduar pritet në autostrada dhe rrugët kryesore që të çojnë në vendpushimet malore, si dhe jashtë vendit.
Sipas Zyrës Federale të Rrugëve (FEDRO), ndër rrugët më të mbipopulluara në ditët në vijim do të jenë A1, A2, A3, A9 dhe A13, veçanërisht në rajonet e Cyrihut, Bernës, Bazelit, Lucernit dhe Luganos, në sektori i tunelit Gotthard, në rrugën e San Bernardino midis Sargans dhe Rothenbrunnen, si dhe në seksionet që çojnë drejt Bernese Oberland dhe Valais.
Ky artikull ofron informacion të detajuar se cilat rrugë do të kenë pengesa në ditët në vijim:
https://www.thelocal.ch/20221222/revealed-the-swiss-roads-to-avoid-during-the-holidays