Festivali ndërkombëtar i monodramës në rrezik, artistët: Mund të jetë i fundit

0
Shpërndaje lajmin

Ndërkohë që në Korçë dhe Maliq po zhvillohet festivali Ndërkombëtar i Monodramës, shanset që ky të jetë viti u fundit i këtij festivali janë të mëdha.
Shkak për këtë duket se është bërë mungesa e mbështetjes financiare nga ana e institucioneve të kulturës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtori i këtij festivali, i cili shprehet se pas 19 edicionesh radhazi, vitin që vjen shanset që ky festival të mos mbahet më janë të mëdha.
“Shumë vite ka ecur mirë, vitet e fundit kemi pasur shumë vështirësi financiare se çdo gjë ka ndryshuar tanimë dhe është aq e vështirë sa nuk e mendoni të mbahet ky festival”,- tha Edmond Xhumari, drejtor i festivalit ndërkombëtar të monodramës. “Nëse kushtet do jenë këtë vit do e shoh me shume dyshim zhvillimin e edicionit të 20”,-shtoi ai.
“Këtu kanë ardhur dy drejtor festivalesh të mëdhenj, kur morën vesh për buxhetin thanë si ka mundësi që e bëjnë këtë festival dhe kaq mirë? Shpresojmë se ministria e kulturës që të kuptojë dhe siç e ka mbështetur këtë festival për 18 vite ta mbështesë qe artdashësit ta kenë këtë festival, i bën mirë “.
Nata e parë u mbajt në rrënojat e pallatit të djegur” Dhimitër Orgocka “, i cili ende nuk është rindërtuar. E para që e hapi siparin e 19 të këtij festivali ishte një aktore nga Kazakistani.
“Vij për herë të parë në Shqipëri dhe jam e mahnitur me vendin tuaj. Mikpritja që na është bërë është fantastike ndërkohë që këtu jam për të vënë në skenë një dramë të heshtur. Është dramë e heshtur sepse unë flas shumë pak, me shumë veproj. Ka të bëjë me një vajzë të mbyllur në vetvete e cila kërkon të gjejë dritë në vështirësitë e jetës por nuk ja del. Në fund, gjithçka përballet është përsëri vetja e saj “,- Baibosynova Gylbakhram, aktore.
Festivali i Monodramës në 19 vite organizim të tij ka pasur si qëllim promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore se juglindjes se vendit, ndaj e për këtë pjesa më e madhe e shfaqjeve janë vënë në kishat e Voskopojës, Shipskes, Vithkuqit, Dardhës si dhe vendet me te bukura te Maliqit dhe të Korçës.
LEXONI GJITHASHTU:

Tragjedia në brigjet greke, në anijen e fundosur ishin të paktën 350 emigrantë
S’kishin paguar gjobat, policia kontrollon 932 mjete dhe motomjete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *