«Fibula Travel Zvicër» prezanton ofertat turistike «Vera 2022» në Turqi

Shpërndaje lajmin

Në një udhëtim katërditor gjatë muajit mars 2022, të organizuar nga «Fibula Travel Zvicër», fluturimi ka zgjatur nga Cyrihu për vetëm 2.40 minuta, e që kishte destinacion aeroportin e Antalias në bregdetin turk.
Zona e mbërritjeve në aeroportin e Antalias është një vend shumë i ngarkuar, veçanërisht gjatë muajve të verës, kur aeroporti pret një numër shumë të madh turistësh nga e gjithë bota.
Me të mbërritur në aeroport të presin me ëmbëlsira punonjësit turistikë të «Fibula Travel». Ndërsa një autobus komod kishte hapur dyert për t’i transferuar mysafirët nga Zvicra në hotelin e parë me emrin «MIRACLE RESORT», një hotel superluksoz shumë afër aeroportit «Antalya».

Pas akomodimit, shijojmë edhe darkën speciale të ofruar nga punonjësit e hotelit «Miracle Resort», i cili është në listën e hoteleve që e ofron si destinacion për pushime «Fibula Travel».
Të nesërmen na pret një ditë e veçantë me një agjendë të ngarkuar me shumë vizita nëpër hotele, secili më i veçantë se tjetri.

«NIRVANA COSMOPOLITAN», destinacioni i parë.

Dy zonja na presin në hyrje të hotelit, të dizajnuar me shpirtin mediteran. Hoteli i tëri i veshur në xhama, përtej konceptit të zakonshëm gjithpërfshirës, ofron edhe konceptin për ushqim të shëndetshëm BIO, na thanë zonjat, duke na ofruar pije për mirëseardhje.
Krejt i veçantë ishte edhe hoteli për shoqëruesit e mysafirëve, qentë dhe macet.

Të impresionuar me mikpritjen, pason vizita tjetër në një hotel aty në afërsi, me emrin «DELPHIN IMPERIAL».
Edhe këtu na presin shumë ngrohtë.
«Delphin Imperial» përbëhet nga një ndërtesë kryesore 9-katëshe.

Kompleksi, sipas prezantuesit, numëronte 650 dhoma, 10 ashensorë panoramikë, bare të ndryshme, 8 restorante a la carte, qendër të vogël tregtare, sallë bowling, internet kafe, pishinë relaksi, pishinë të brendshme, pishina. Nuk mungojnë as qendra spa, kinema apo disko.

Nikoqiri i këtij hoteli kishte rezervuar për mysafirët nga Zvicra tarracën që kishte pamje magjepse të bregdetit për të realizuar fotografi speciale.
Drekën organizatori e kishte rezervuar në «ROYAL SEGINUS».

Hoteli me shenjën e yllit ka një përparësi, ngase është në afërsi të aeroportit të Antalias, i cili është veçanërisht interesant për mysafirët me fëmijë.

Menjëherë pas hotelit me shenjën e yllit, hoteli fqinj që ne e kishim në agjendë ishte “MELAS LARA HOTEL”.
Hotel “Melas Lara” ndodhet në Lara, rajoni i ri i pushimeve midis Antalias dhe Belekut.

Distanca nga aeroporti i Antalias është 12 km dhe nga qendra e qytetit të Antalias është 15 km. Kjo pronë elegante është në një vend fantastik, nga ku mund të eksploroni të gjitha bukuritë e plazhit Lara.
Ofertat e “Fibula Travel” nuk kanë të ndalur.

«Adalya Elite Lara” është destinacioni i radhës, hotel me 5 yje i hapur në vitin 2016, që është pjesë e zinxhirit të hoteleve “Adalya”, një hotel ideal për pushimet tuaj.
Hoteli ndodhet në një plazh me rërë të gjatë 100 metra, certifikuar me një flamur blu për pastërtinë.
«Adalya Elite Lara» ka 525 dhoma (405 standarde, nga të cilat 3 për persona me nevoja të veçanta dhe 120 dhoma familjare).

Në kuadër të vizitave të hoteleve, “Fibula” e kishte planifikuar për në fund «ASTERIA KREMLIN PALACE». Qershia mbi tortë!
«Asteria Kremlin Palace» u frymëzua nga Pallati i Kremlinit të Moskës. Hoteli ndodhet në një nga resoret më moderne të Antalias – Kundu.

Kundu tërheq turistët jo vetëm me afërsinë e saj me qendrën e qytetit të Antalias, por edhe me bukurinë e plazheve të arta dhe me atmosferën relaksuese.
Janë 3 ndërtesa kryesore që nga jashtë duken saktësisht si Katedralja e Shën Vasilit, Pallati i Kremlinit dhe Muzeu Historik i Moskës dhe janë gjithashtu afërsisht në të njëjtën madhësi.
Ashtu siç i ka hije një pallati, shumë nga ndenjëset dhe shezllonet ishin të mbuluara me kadife të kuqërremtë, gjë që e bënte që dhomat të duken shumë madhështore.

Tashmë hoteli ishte në proces të rinovimit në disa vende.
Pallati «Kremlin» është një shtëpi pushimi me një dhunti të jashtëzakonshme. Thuajse harrohet se zona përreth është gjithashtu shumë piktoreske dhe historikisht interesante.
Këtu përfundon vizita në Lara, të nesërmen rrugëtimi vazhdon në  Belek, një nga qendrat më të famshme të golfit në botë, i cili ndodhet vetëm 45 kilometra nga kryeqyteti turistik i Turqisë, Antalia.
Janë këto informacionet që na ofronte gjatë udhëtimit me autobus drejtori i “Fibula Travel Zvicër”, Ender Turgut. Prandaj, nëse keni një minutë të lirë në turneun tuaj të golfit, ose ndoshta gjithë ditën, ne ju sugjerojmë që të mos humbisni kohën tuaj dhe të bëni një udhëtim të vogël në Antalia me gjithë familjen tuaj.

Antalia është e famshme në gjithë botën për blerjet e saj dhe, natyrisht, pamjet që do t’ju lënë vetëm emocione pozitive dhe përshtypje të mira.
albinfo.ch
Belek është një përjetim tjetër, të jep ndjesinë që jeni të pasur në hotele shumë të shtrenjta dhe superluksoze.
“VOYAGE BELEK Golf & Spa” ishte nikoqiri i radhës për eksploruesit nga Zvicra.
Tanimë do të shohim diçka tjetër!

Drejtori i “Fibula Travel Zvicër”, Ender Turgut, thotë se gjatë këtyre katër ditëve të vizitës së organizuar kanë prezantuar një nga vendet më të vizituara të Turqisë.
“Gjatë sezonit të kaluar, me gjithë kufizimet nga virusi Corona, kemi pasur një numër të madh të mysafirëve shqiptarë dhe pikërisht për këtë kemi organizuar këtë udhëtim me agjenci turistike shqiptare dhe gazetarë shqiptarë për ta prezantuar në mënyrën më të mirë atë që bregdeti turk ofron për sezonin turistik «Vera 2022»”, thekson ai.

Gjatë vizitës në Belek mysafirët nga Zvicra janë impresionuar me luksin e hoteleve, si në “Granada Luxury” dhe të tjera hotele, si “Susesi Luxury Resort”, “Regnum Carya Golf & SPA”, “KAYA PALAZZO SUENO” dhe “Deluxe Belek Cornelia Diamond”.

Në këto hotele eksploroni tërë botën. Nuk keni nevojë të shkoni në Karaibe, se i keni në Turqi, vetëm duhet të kërkoni më thellë në portofolin tuaj. Hotele që përmbajnë pishinat e tyre private, plazhet në afërsi dhe rekreacione  të panumërta.

TOP-7 më të mirët
Hotelet Belek ofrojnë pushime Ultra All Inclusive (UAI), gjë që është shumë e përshtatshme kur keni fëmijë, pasi nuk keni pse të shqetësoheni për ushqimin e tyre.

“VOYAGE BELEK” ishte për dy ditë nikoqiri i mysafirëve nga Zvicra. Një ditë para përfundimit të vizitës janë shpalosur ofertat e Maxx Royal Grupe dhe Fibula para përfaqësuesve të agjencive turistike zvicerane.
albinfo.ch
Krejt në fund, Ender Turgut, drejtor i Fibula Travel për Zvicër, ka prezantuar ekipin në Turqi dhe ka folur për një historik të agjencisë turistike “Fibula Travel”, që ishte themeluar në vitin 1995, ndërsa për çdo vit akomodon 200 mijë turistë nga e tërë bota në vendet turistike turke.
Ekipi i Fibula Travel
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *