Filipi i zhgënjyer: Nuk e vendosim ne hiqet apo vihet ylli jemi thjeshtë autorë
Artisti Aleksandër Filipi foli në lidhje me vendosjen e yllit në flamurin tonë kombëtar në kohën e komunizmit.
I ftuar në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, ai theksoi se nuk e kanë vendosur ato se kur vendoset apo hiqet ylli.
Ai nënvizoi se çuditej kur në atë kohë dënoheshin njerëzit.
“Unë nuk mbajë mend shumë por di që ishte një platformë nga Akademia e Shkencave që presupozonte të jetë një sintezë e historisë së Shqipërisë. Ne ashtu filluam duke e çuar drejt një sinteze. Çuditesha pse dënoheshin në atë kohë njerëzit. Rrobat e partizanëve janë nga anglezët, që sistemi ynë u tall një jetë të tërë me ata”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Aktiviteti “tradita -fest”, punimet e nxënësve në pazar gjallërojnë Gjirokastrën
Çfarë ka në shishe? Irlanda, vendos në ektiketa rreziqet nga konsumimi i alkoolit