Fillojnë punën në terren ekipet zvicerane të shpetimit në Turqi dhe Siri

0
Shpërndaje lajmin

Punëtorët zviceranë të shpëtimit u larguan mbrëmë dhe kanë mbërritur në Turqi në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për të ndihmuar viktimat e dy tërmeteve që kanë vrarë më shumë se 5,000 njerëz në Siri dhe Turqi, shkruan albifo.ch.
Tetëdhjetë specialistë dhe 8 qen kërkimi së bashku me material nga Zvicra u dërguan për të ndihmuar të prekurit edhe në Siri.
Punëtaorët e Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC sot u shpërndan në terren për shpëtimin e jetëve.
Ekipi zviceran udhëhiqet nga Sebastian Eugster i cili udhëhoqi edhe misionin në Shqipëri menjëherë pas tërmetit të vitit 2019.
Një përgjigje e shpejtë është thelbësore për shpëtimin e jetëve dhe për vlerësimin e gjendjes së ndërtesave.

 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *