October 21, 2021
Shpërndaje lajmin

Pas përfundimit të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian, nga sot fillojnë ndeshjet e 1/8 së finales në Euro 2020, shkruan albinfo.ch.

Uellsi-Danimarka nga ora 18:00 është ndeshja e parë. Uellsianët ishin në Grupin A, ku nga tri ndeshje siguruan katër pikë dhe do të përballen me danezët, që përkundër se humbën dy ndeshjet e para në grupe, fitorja bindëse ndaj Rusisë, i siguroi biletën për fazën e ardhshme.

Italia favorite do të përballet me Austrinë nga ora 21:00. Italianët kishin tri fitore në tri ndeshjet e Grupit A, duke mos pësuar asnjë gol. Azzurrët në 11 ndeshjet e fundit në të gjitha garat nuk kanë pësuar gol, kurse në 30 ndeshjet e fundit nuk ka pësuar humbje. Austriakët kanë befasuar për të mirë, duke siguruar dy fitore në tri takime.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *