Fillon sonte dhe zgjat tre ditë, moti rezveron surpriza në orët në vijim

Share

Prej dy ditësh Shqipëria ka shpëtuar nga moti i lagësht me shi duke bërë që uji, i cili përmbyti disa zona të tërhiqet duke i dhënë mundësi banorëve dhe autoriteteve që të ndërhyjnë për rregullimin e pasojave.

Megjithatë, moti do të sillët ekzaktësisht si për dimër në Shqipëri, ku pas shirave tashmë na pret acari dhe debora.

Ashtu siç raportoi në mëngjes edhe Meteoalb, gjatë orëve në vijim vendi do të përfshihet nga temperatura të ulta dhe reshje të dendura dëborë në pjesën lindore dhe veri-lindore të tij.

gfggf 640x430 1

Reshjet e dëborës pritet të fillojnë mbrëmjen e datës 13 janar dhe do të përfshijnë malësinë e Tiranës, Përrenjesin, Pogradecin si edhe të gjithë pjesën lindore dhe veri-lindore të Shqipërisë.

Stacionet meteorologjike rajonale bëjnë me dije se parashikohet që në zonat në fjalë të bjerë 2 deri në 3 cm/ orë.


Share

Komente