Fillon takimi i ambasadorëve me kryetarët e veriut
Fillon takimi në Zyrën e Bashkimit Evropian mes ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe QUINT me kryetarët e komunave veriore.
Prezent në takim janë vetëm kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci.
Ndërkohë kryetari i Leposaviqit vazhdon të jetë brenda komunës dhe nuk ka shkruar në takim, njëjtë sikur edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Mësohet se ambasadorët mund të kërkojnë dorëheqjen e kryetarëve pas përplasjeve të së premtes dhe protestave të sotme, raporton albinfo.ch.