Filmi Europian i vitit/ Shpërndahen çmimet, triumfon “Anatomia e një Rënieje”
Ishte filmi francez “Anatomia e një rënieje”, i Zhustin Triet, ai që dominoi në ceremoninë e Festivalit Evropian të Filmit në Berlin, që ka vlerësuar filmat më të mirë evropian çdo vit, që prej 1988-s.
Filmi fitoi çmimet për skenarin më të mirë, regjisorin më të mirë dhe atë të filmit më të mirë, pa harruar atë të aktores më të mirë për Sandra Huller. Pas marrjes së Palmës së Artë në Kanë, ky është vlerësimi i dytë.
“Anatomia e një rënieje” tregon historinë e një gruaje që përballet me vdekjen e dyshimtë të bashkëshortit, për të cilën ajo akuzohet. Përmes hetimeve dhe procesit gjyqësor, Zhustin Triet vë në dukje marrëdhënien e përçarë të çiftit, nën interpretimin e shkëlqyer të aktores gjermane Sandra Huller, e kthyer tashmë në muzë.
“Filmi përbëhet nga skripti, xhirimet dhe kamerat, por 80 për qind të tij e bëjnë aktorët. Sandra ishte një surprizë për mua dhe për gjithë ekipin. Ajo ishte shumë bujare dhe shumë e përfshirë, gjë që e kam parë rrallë herë në një film dhe çmimi i detyrohet asaj”, tha regjisorja Justine Triet.
Filma të tjerë në garë ishn “Zona e Interesit” i Xhonatan Glejzër, “Kufiri i Gjelbër” i Anjezka Holland, “Unë, kapiteni” i Mateo Garrone dhe “Gjethet e rëna” i Aki Kauris Maki. Por asnjë prej tyre nuk mundi dot “Anatomia e një rënieje”, pavarësisht cilësisë.
Stand-up Frédéric Ponsard, Euronews:
“Edicioni i 36-të i Festivalit Evropian të Filmit tregoi diversitetin, pasurinë dhe rëndësinë e kinemasë evropiane. Këtë vit gara ishte edhe më e fortë, me filmat që treguan ritmin e Evropës dhe të gjithë botës në kohë reale. Filma që na bëjnë të kuptojmë më mirë humanizmin tonë dhe defektet e shumta të tij”.
LEXONI GJITHASHTU:
Hamasi bën bilancin: Mbi 16 mijë palestinezë të vrarë nga forcat izraelite në Gaza
Sky News: Veto e SHBA ndaj rezolutës së OKB për armëpushim ngjall zemërim në Gaza