Filmi i fundit nga Tarantino, regjisori shuan kureshtjen për një projekt të ri 

Shpërndaje lajmin

Regjisori i famshëm amerikan Quentin Tarantino është përpjekur të shuajë kureshtjen e mendjeve kureshtare të fansave të tij, lidhur me projektin e tij të fundit kinematografik. Babai i ‘Kill Bill’, ‘Pulp Fiction’, ‘Django unchained’, ‘Once upon a time in Hollywood’’ etj duket se nuk e ka aspak me nxitim ti dhurojë publikut një film tjetër, që është supozuar të jetë edhe i fundit në karrierën e tij.
“Kam 30 vjet që bej filma, ndaj ka ardhur koha për të përfunduar shfaqjen. E dini si… e kam bërë kam lënë të gjithë jetën time duke bërë filma dhe ju e dini që edhe familjen time e krijova më vonë si pasojë e kësaj, por gjithmonë kam menduar që nëse je duke bërë filma, sidomos filma të një niveli të caktuar është njësoj si të ngjitësh maja malesh. Ndaj ky film duhet të jetë Everesti im, një tjetër ka qenë Kilimanxharo, një tjetër Fuji. Unë kështu kam kaluar gjithë jetën në maja dhe detyra ime është të argëtoj audiencën, dua t’ju lë të kërkoni më shumë”, tha regjisori.
Teksa regjisori duket se nuk e ka ende idenë se cili do të jetë filmi i tij i fundit dhe se për çfarë do të flasë ai.
“Nuk e kam me ndonjë nxitim të madh në fakt, për të bërë filmin tim të fundit. Kështu që teksa punoj në librin tim dhe të tjera gjëra mbase në vijim do ta kem kuptuar çfarë filmi do të dua të bëj”, u shpreh Tarantino.
Teksa regjisori nuk hezitoi ta konsideronte veten dhe filmat e tij  disi të plakur, në raport me produktet kinematografike që po i serviren sot audiencës.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Shuhet Jean Luc Godard, regjisori që revolucionarizoi kinemanë lë pas 100 filma
Festivali i filmit, eventi nga ku kaluan yjet botërorë

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *