Finalja e Superkupës së Italisë: Inter dhe Napoli publikojnë formacionet zyrtare

0
Shpërndaje lajmin

Inter dhe Napoli kanë për synim që të nisin vitin 2024 me trofe, ndërsa do të ishte edhe i pari këtë sezon.
Këto dy ekipe takohen në finalen e Superkupës së Italisë, me ndeshjen që nisë nga ora 20:00 në qytetin e Riadit.
Inter eleminoi pa shumë probleme Lazion në gjysmëfinale me rezultat 3-0, falë golave të Marcus Thuram, Hakan Calhanoglu dhe Davide Frattesit.
Në anën tjetër Napoli fitoi po ashtu me rezultat 3-0 në përballjen ndaj Fiorentinës, ku golat në atë takim për napolitanët i shënuan Giovanni Simeone dhe dy gola nga talenti Alessio Zerbin.
Duke marrë parasysh formën në kampionat dhe thellësinë e skuadrës, Interi llogaritet si favorit asbolut në letër.
Në pesë takimet e fundit mes këtyre dy skuadrave, Interi ka bilanc më pozitiv me tri fitore, ndërsa një fitore ka Napoli dhe një tjetër përfundoi me barazim.
Formacionet zyrtare:
Inter: Sommer, Pavard, De Vrij, Acerbi, Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco, Thuram, Lautaro.
Napoli: Gollini, Di Lorenzo, Rrahmani, Jesus, Mazzocchi, Cajuste, Lobotka, Zerbin, Politano, Kvaratskhelia, Simeone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *