Fisnik Syla feston ditëlindjen, urimi i vajzës së Fjolla Morinës tërheq vëmendjen e të gjithëve (VIDEO)

Share

Partneri i këngëtares Fjolla Morina, Fisnik Syla ka festuar ditëlindjen e tij të 30-të me një festë gjigande ku ka mbledhur miqtë dhe familjarët e tij.

Në rrjete sociale nuk kanë munguar pamjet nga festa e ditëlindjes, si dhe urimi i ëmbël i Fjollës për partnerin e saj.

E veshur me të zeza njësoj si Fisniku, Fjolla ka pozuar duke puthur biznesmenin në buzë, ndërsa krahas postimeve shkruan

“Një natë e paharrueshme dhe një festë ditëlindjeje me miqtë e të dashurit tanë. Shpresoj të festoj gjithmonë me dashurinë e jetës time. Lutem që jeta jonë të jetë e mbushur me dashuri dhe gëzim. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!”- janë fjalët e Fjollës.

“Kjo është ajo që dua të bëj me ty gjithmonë!”- shkruan Fjolla krahas një tjetër postimi.

Nuk ka munguar edhe një surprizë e bukur gjatë mbrëmjes, urimi i të voglës së Fjollës për partnerin e mamasë së saj.

Ajo ka marrë mikrofonin dhe para të gjithëve i ka kënduar Fisnikut këngën e ditëlindjes, ndërsa Fjolla ka ndarë videon në llogarinë e saj në Instagram.


Share

Komente