Shpërndaje lajmin

Liderja e Partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e përgjithshme.
Ajo pritet të jetë kryeministrja e parë femër e Italisë, duke udhëhequr qeverinë e ekstremit të djathtë që nga epoka fashiste e Benito Musolinit.
Ndërkohë, senatori i partisë “Fratelli D’Italia”, Lucio Milan ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Now” në Euronews Albania, ku ka treguar idetë dhe programin e partisë në pushtet.
Ai tha se nuk u surprizuan nga fitorja, pasi rezultatin kishin nxjerrë një rezultat të tillë.
Intervista me Lucio Milan:
Erla Mëhilli: E prisnit këtë fitore kaq të thellë të koalicionit?
Lucio Milan: Nuk ishim të surprizuar, sepse sondazhet na dhanë një rezultat. Kemi një përgjegjësi shumë të madhe që kemi në dorë drejtimin e Italisë.
Erla Mëhilli: Kush po e sjellë të djathtën në pushtet?
Lucio Milan: Ishin qytetarët që zgjodhën se kush do e drejtojë Italinë në këtë kohë. E zgjodhi populli dhe nuk e zgjodhi as strategjia e njërës, as strategjia e tjetrës. Ky rezultat surprizon për vetë faktin se ky koalicion siç është tani është zgjedhur dhe ka udhëhequr dhe në vitin 2001, 2008 me të vetmen diferencë që partia që ishte në krye të aleancës nuk ishte me e djathtë se të tjerat.
Erla Mëhilli: Në krye të qeverisë një neofashiste?
Lucio Milan: Është një definecion i gabuar që është neofashiste. Fashizmi ka rënë në mënyrë definitive. Fakti  që këto kritika vijnë nga partia që rrjedh nga komunizmi, që është financuar nga unioni sovjetik, kjo është ironike. Kjo parti mbron të gjitha liritë dhe të drejtat që parashikon Kushtetuta e tanishme e Italisë.
Erla Mëhilli: Deklaratat e Ursula von de Leyen?
Lucio Milan: Deklarata e Von de Leyen, pësoi me kritika jo vetëm nga të djathtët por dhe shumë forca politike të tjera. Pas kritikave ajo bëri një hap mbrapa. Në programet e “Fratelli D’Italia”, është që të ketë bashkëpunim brenda komuniteteve evropiane por edhe brenda Italisë.
Erla Mëhilli: Çfarë do të ndryshojë tek qasja e qeverisë së re ndaj emigrantëve?
Lucio Milan: Për personat që janë emigrantë të rregullt në shtetin italian nuk do të ndryshojë asgjë, madje nëse ndryshon do të ndryshojë në mënyrë pozitive. Do të ndryshojnë për mirë situatat për emigrantët e rregullt. Do të ketë bashkëpunim të fortë më shtetin shqiptar për të mos pasur probleme me emigrantët.
LEXONI GJITHASHTU: 

Fitoi zgjedhjet në Itali, Meloni kundërshtarin më të madh politik e ka në shtrat
Zgjedhjet në Itali, koalicioni i krahut të djathtë kryeson në sondazhe
‘Sot kemi shkruar historinë’, Giorgia Meloni fiton zgjedhjet në Itali

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *