Fitorja e Vllaznisë ndaj Erzenit, Osmani: Synojmë “Final Four”, luajmë të disiplinuar

0
Shpërndaje lajmin

Vllaznia ka marrë fitoren e pestë radhazi në kampionat dhe trajneri Qatip Osmani ka mbetur i kënaqur nga trepikëshi i fundit ndaj Erzenit. Në prononcimin e dhënë për “MCN” trajneri Qatip Osmani foli për suksesin e sotëm, merkaton ku kanë nevojë, si dhe për bisedat me Shkodran Mustafin.
“Nuk ka sekret, thjesht luajtëm lojë të mirë të disiplinuar. Pritëm rastin dhe e dinim se do të vinte. E menaxhuam mirë ndeshjen, qarkulluam topin në pjesën e parë, por pa zgjidhje në 20 metrat e fundit. U munduam me lojtarët e shpejtë që kemi ta rrezikojmë kundërshtarin, disa e herë e arritëm, jemi të kënaqur
Merkato?
Çdo trajner duhet të koncentrohet te lojtarët që ka në disponim. Jemi në biseda me disa lojtarë dhe presim përforcime. Na duhet një fantazist.
Ana psikologjike
Ana psikologjike na ndihmon se kapiteni është në atë fazë ku qetësia bën të veten dhe nuk rrezikon betejën për fundin. Thjeshtësia që luajtëm sot e dha të veten. Nuk kemi shumë diferencë me ekipet poshtë nesh, pasi ne ishim në një situatë të vështirë. Ia arritëm dhe dolëm, por duhet ta kujtojmë atë situatë ku ishim.
Ne kërkojmë përforcime , pasi ka ende shumë ndeshje dhe objektivi ynë është “FINAL 4”. Kemi edhe Kupën, ndaj na duhet një grup më i madh dhe kualitativ.
Në fillim e pjesës së dytë e nisëm lojën disi konfuz, humbëm agresivitetin dhe vetvetiu ekipi u tërhoq, por me kalimin e kohës u vendosëm siç duhet, me krahët më të fortë. Nuk ishte direktivë tërheqja, por vetvetiu ndodh në futboll
Shkodran Mustafi
Janë biseda, por nuk e di. Bisedat me Shkodran Mustafin nuk janë të thjeshta, por do të presim.
Mbrojtësi Almedia do pak kohë që të përshtatet, pasi kampionati në Maqedoni u mbyll në fillim të dhjetorit dhe nuk ka luajtur, por presim që të inkuadrohet shpejt./ h.ll/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *