September 20, 2021

Fitorja ndaj Metz, Pochettino: Tani jemi gati për Manchester City-n

Shpërndaje lajmin

Maurizio Pochettino ka folur pas triumfit ndaj Metz, ku deklaroi se skuadra e tij meriton titullin dhe është gati për Manchester Cityn

 

PSG ka arritur të arkëtojë pikët e plota nga dueli me Metz në kuadër të javes së 34-të të Ligue 1, ku dhe ka marrë vendin e parë nga Lille

Kilyan Mbappe shënoi dy gola për të vulosur fitoren e parisienëve, Mbappe shënoi në min (4′) dhe (59′).

Pas ndeshjes, trajneri i PSG-së, Maurizio Pochettino, është shprehur se skuadra e tij është e gatshme për titullin kampion, por tani fokusi është tek Manchester City, ndeshje e cila do të luhet në mesjavë në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

“Mendoj që kemi kontrolluar mirë ndeshjen, skuadra ka luajtur mirë sot”, tha ai.

“Më vjen keq që pranuam golin në fillim të pjesës së dytë, por rezultati është i drejtë dhe normalisht që merituam pikët e plota”, shtoi ai.

“Është e rëndësishme të fitojmë këto ndeshje tani, sepse psikologjikisht na bën mirë për titullin. Titulli është objektiv i klubit, sot kemi fituar dhe jemi në pozitë të mirë tani për ndeshjet e ardhshme”, tha Pochettino.

“Tani, jemi gati për Manchester Cityn”, përfundoi Maurizio Pochettino.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *