Fitorja ndaj Partizanit na kthen 14 vite pas, Dinamo një ndeshje larg rekordit

0
Shpërndaje lajmin

Dinamo ia doli që ditën e shtunë të triumfonte ndaj Partizanit në derbi, takim që u fitua me shifrat 2-1. Një fitore e rëndësishme për dinamovitët që tashmë janë vetëm 3 pikë larg vendit të 4-të që të çon në “Final – Four”. Skuadra e Dritan Mehmetit theu një tabu ndaj demave, teksa siguroi 3 pikët përballë të kuqve pas 15 vitesh.
Por jo vetëm kaq, triumfi ndaj Partizanit ka edhe një tjetër të veçantë. Fitorja ndaj demave është e 3-ta rresht në kampionat dhe për të parë 3 ndeshje me fitore te “Nëndetësja” në kampionat duhet të rikthehemi plot 14 vite pas.
Një ecuri e tillë nuk ndodhte prej vitit 2010, kur në muajin tetor të atij viti merrnin 4 fitre rresht në kampionat. Mbetet të shihet nëse Dinamo do të vazhdojë me ecurinë pozitive dhe të vendos një statistikë të veçantë apo “Nëndetësja” do të “ngecë” në trasnfertë kurbinase. Kujtojmë se takimi i radhës për Dinamon do të jetë ndaj Laçit në transfertë, ditën e shtunë në orën 13:30. /newsport.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *