Fitorja po vjen apo po largohet?/ Basha i shmanget pyetjes: Nuk ka zgjedhje të zakonshme

Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur mbrëmjen e sotme për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Basha u pyet mbrëmjen nëse e ndjen më afër apo më larg fitoren e zgjedhjeve, por kreu i PD-së iu shmang kësaj pyetjeje.

Ai deklaroi në emisionin “Opinion” se opozita është me qytetarët dhe deklaroi se zgjedhjet nuk do të jenë të zakonshme.

PD, unë dhe opozita jemi në një qasje në uniform me qytetarët shqiptarë. nuk bëhet fjalë për zgjedhje të zakonshme, bëhet fjalë për një udhëkryq, për të cilën shqiptarët duhet të vendsin

Sfida e Partisë Demokratike është ta konturojmë ndryshimin që kërkojnë sot shqiptarët në unison, pa dallim nga përkatësia partiake.

Opozita është e bashkuar që në fillim të kësaj beteje për t’i hapur rrugë ndryshimit. Nuk mund të vijë ndryshimi pa u larguar Edi Rama”, theksoi Basha./ CNA.al


Share

Komente