“Flamuri jonë në radhët e atyre të BE”, Rama nga Berati: Siguria në shkolla me rëndësi, do socializojmë nxënësit në aktivitetet fizike
Në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të jetë i pranishëm në shkollën ‘Babë Dude Karbunara’. Ai ka deklaruar se siguria në shkolla është me shumë rëndësi, prandaj do të rritet monitorimi jo vetëm i infrastrukturës, por dhe i hapësirave në ambjentet në brendësi.
Sakaq, Rama ka theksuar se do të socializojnë më shumë nxënësit në aktivitet fizike, në mënyrë që të përmirësohet shëndeti fizik.
Sipas kryeministrit, flamuri shqiptar do të renditet në radhët e atyre të Bashkimin Europian dhe për ta bërë këtë na duhet një Shqipëri ku funksionon ligji dhe drejtësia.
“Gjuha shqipe sot kërcënohet nga një armiqësi shumë e madhe, që janë komunikimet e shpejta përmes mesazheve. Këto janë sfida të të gjithëve dhe jo vetëm tona. Por ne po përpiqemi të bëjmë diçka, siç tha me ministrja.
Nuk dua të zgjatem shumë, por jo vetëm infrastruktura, por dhe hapësira, që fëmijët të socializohet fizikisht përmes sportit. Sot kemi një lëvizje të vërtetë në sistemin tonë arsimor. Ka përfshirë rreth 12 mijë nxënës në skuadrat sportive dhe kjo do të rrisë dhe cilësinë e skuadrave tona në sistem kombëtar. Kjo ka të bëjë dhe me tërheqjen e fëmijëve, që të mbahen larg telefonave.
Problemi tjetër është që kur prindërit nisin fëmijët për shkollë janë në merak, normal dhe ne në një projekt ku ne do të bëjmë një kapërcim në monitorimin e rrugëve, hapësirave dhe është përfshirë dhe monitorimi në shkollë, që do ti jap mundësinë fëmijëve, prindërve, që gjithsecili të ndihet shumë i qetë. Është një projekt kundër bullizmit, kopjeve dhe kundër kthimit të kurrizit nga ndonjë mësues e me radhë.
Flamuri jonë do të renditet në radhët e atyre të Bashkimin Europian dhe për ta bërë këtë na duhet një Shqipëri ku funksionon ligji dhe drejtësia, ku ekonomia është gjithpërfshirëse dhe shkenca dhe arsimi janë në një nivel ku nuk i ndan një hendek i errët, sa i ndante kur ne e morëm këtë arsim”, tha Rama./