January 14, 2022

Flamuri kombëtar shqiptar valëvitet në Kanada

Shpërndaje lajmin

Duket se Festa e flamurit shqiptar, u festua në shumë shtete të botës, aty ku jetojnë dhe veprojnë mërgimtarët tanë. Traditës së qyteteve të mëdha kanadeze si Toronto, Ottawa, Montréal, Calgary, Regina e Winnipeg, ku me rastin e Festës Kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorit, valëvitet flamuri ynë kombëtar para institucioneve publike, sivjet iu bashkua edhe metropoli i British Columbia, Vancouver, përcjell albinfo.ch.

Njoftimin e ka bërë të ditur përmes faqes në rrjetin social Facebook Kryesia e Shoqatës Shqiptare në British Columbia “Eaglesland”. Flamuri është është vendosur në një nga dymbëdhjetë shtizat në parkun pranë Vancouver City Hall, në këndin e W12th dhe Cambie Street. Flamuri ynë kombëtar do të qëndrojë aty deri në datën 5 Dhjetor.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *