Shpërndaje lajmin

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shkuar në spitalin e Traumës për të vizituar të lënduarit nga aksidenti i ndodhur sot në Tiranë, ku autobusi i linjës “Go Green” ra në lanë pasi u përplas me një makinë tip Benz.
Të lënduarit thanë se janë tronditur. “Jemi  tronditur”, tha një qytetare e lënduar.
Ministrja tha se kanë shpëtuar për mrekulli, duke pasur parasysh se si makina ashtu dhe autobusi plot me njerëz, pas aksidentit kanë përfunduar në mes të lanës.
“Keni shpëtuar për mrekulli. Ka qenë realisht mrekulli. Të shkuara”, tha ministrja mes të tjerash gjatë bashkëbisedimit me qytetarët. Në spital ndodheshin edhe shoferi i autobusit dhe faturino, ky i fundit i fashuar në fytyrë dhe kokë.
Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, se në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një mjet dhe si pasojë ka rënë në Lumin Lana, bëjmë me dije se janë paraqitur për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shtetasit M. K., 62 vjeç, (drejtuesi i autobusit), A. K., 61 vjeç, (faturino), pasagjerja e autobusit, shtetasja F. Ç., 64 vjeçe, shtetasi J. R., 27 vjeç (drejtuesi i mjetit) dhe shtetasi A. H., 27 vjeç, (pasagjeri i mjetit)./

Leave a Reply

Your email address will not be published.