Flet për herë të parë kreu i Futbollit të Kosovës pas “përplasjes” me Armando Dukën

0
Shpërndaje lajmin

Presidenti i Federatës të Futbollit të Kosovës, Agim Ademi sqaroi në një intervistë për Euronews Albania “polemikat” me kreun e Federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Bëhet fjalë për një deklaratë që ka bërë bujë, lidhur me mesazhin që Ademi ka dhënë në një media në Kosovë ku përflitet se Shqipëria ka kontraktuar një futbollist të kombëtares së Kosovës.
Ademi u shpreh se me Dukën janë më shumë se miq dhe nuk kanë pasur asnjë përplasje, ndërsa theksoi se Kosova asnjëherë nuk i ka detyruar talentet e Kosovës që të grumbullohen në Kombëtaren e saj, por të vendosin me zemër se me cilën kombëtare duan të grumbullohen.
“Nga ana e Kosovës asnjëherë s’e kemi kryqëzuar një futbollist që ka ardhur në Shqipëri, e kemi lënë të zgjedhë me zemër. Kosova ka shumë talente. Nuk ka ftesë nga Shqipëria për Dellovën. Kam thënë nuk është mirë të ftohen ata futbollistë që janë të grumbulluar me kombëtaren e Kosovës. Jam në komunikim të vazhdueshëm me Dukën, u gëzova shumë për rezultatin e Shqipërisë në ndeshjen me Poloninë”, tha Ademi.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Kosova synon fitoren e parë, dardanët luajnë me Rumaninë në transfertë
Kosova barazon në shtëpi me Zvicrën, ndizen shpresat për kualifikim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *