Flokë të lyer të shëndritshëm? 5 truke që boja të zgjasë sa më shumë

Shpërndaje lajmin

Në ndryshim nga flokët e palyer, flokët e lyer kërkojnë kujdes specific në mënyrë që boja të qëndrojë sa më gjatë. Çfarëdo ngjyre qofshin flokët tuaj, këshillat e mëposhtme vlejnë për të gjitha femrat që kanë flokë të lyer.
1. Pas lyerjes, prisni 72 orë të plota para se të lani flokët me shampo
Kur lyeni flokët, boja kërkon më shumë se 24 orë që të përthithet plotësisht. Ky proces mund të zgjasë deri në tre ditë ndaj prisni të pakten 72 orë para se të laheni., Vetëm në këtë mënyrë ju do të arrin ingjyrën që dëshironi.
2. Përdorni shampo dhe balsam pa sulfate
Ky përbërës prodhon efektin e shkumës së shampos dhe balsamit, por eleminon gjithashtu vajin natyral nga flokët. Nëse ju i keni flokët e palyer kjo nuk është problem, pasi flokët prodhojnë yndyrë, por nëse i keni të lyer këto produkte do të shpëlajnë bojën shumë më shpejt nga se mendoni.
3. Sigurohuni që shpëlarjen e fundit të flokëve ta bëni me ujë të ftohtë
4. Përdorni shampo të thata
Flokët nuk duhen larë më shumë se 3 herë në javë, por nëse keni problemin e yndyrosjes së flokëve, atëherë duhet të jeni përdoruese të rregullta të shampove të thata. Ky produkt në trajtë pluhuri nuk do të dëmtojë flokët e boja do të rezistojë më gjatë.
5. Përdorni sprajte mbrojtëse para përdorimit të mjeteve të nxehta
Nxehtësia bën që intesiteti i bojës të bjerë dhe than flokët. Për të parandaluar këto probleme përdorni produkte që mbrojnë flokët nga temperaturat e larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *