December 1, 2021

Florentino Perez akuzohet për mashtrim

Shpërndaje lajmin

Mijëra llogari të rreme në Twitter për të favorizuar Real Madridin dhe Super League.

Agjensia e komunikimit “Pandemia Digital” ka nxjerrë disa fakte për median “El Confidencial” ku tregohen mijëra llogari fallso në Twitter të cilat kanë mbështetur projektin e Super League dhe kanë komentuar në favorin e Real Madrid.

Sipas “El Confidencial” besohet se Florentino Perez ka paguar që të hapen mijëra llogari fallso dhe të gjitha të komentojnë në mënyrë robotike në favor të këtij projekti. 272,000 profile postuan menjëherë në Twitter për Super League  dhe kjo është një sasi e pabesueshme tweet-eve që u bënë në rrjetin social në datën 18 prill.

Njerëzisht cilësohet si një gjë e pamundur për t’u realizuar njëkohësisht nga 272,00 llogari njëherëshi kështu që ngjasat dhe dyshimet janë se Perez ka paguar një shumë të konsiderueshme parash për të bërë këtë gjë të mundur.

#EstamosContigoPresi, që do të thotë jemi me ty president, ky koment është shfaqur për pak minuta 18,000 herë por vetëm nga 7000 llogari robotike fallso, pra çdo llogari ka komentuar të paktën 2 herë.

Një llogari e cila ësshtë shumë e dyshimtë, kishte komentuar këtë frazë rreth 1444 herë prej një harku kohor rreth 13 minuta, gjë e cila është totalisht e pamundur të realizohet.

Më pas dyshohet se këto llogari fallso filluan të komentonin #CeferinOut , pra këto komente filluan papritur të dilnin kundër presidentit të UEFA-së, gjë që e cila favorizonte vetëm Florentino Perezin./h.ll/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *