Florian Marku nuk di të ndalet, mposht edhe anglezin Charlton

Share

Florian Marku ka fituar duelin ndaj Rylton Charlton në raundin e tëtë.

Marku është treguar i kujdesshëm gjatë tre raundeve të para, por në raundin e katërt ai shfrytëzoi mundësine në sekondat e fundit me anë të disa kombinimeve.

Charlton më pas u rikthye duke e rrëzuar Markun në raundin e gjashtë. Por Marku nuk u dorëzua.

Marku arriti që në raundin e tetë të triumfojë pas një kombinimi të mirë ku pala e Charlton dorëzuan ndeshjen pasi hodhën pëshkirin si shenjë dorëzimi.

Kjo është fitorja e tetë e Markut në karrierë.


Share

Komente