Boksieri shqiptar Florian Marku ka arritur që të triumfojë sërish. Këtë herë në ring u përballë më anglezin, Rylan Charlton, transmeton albinfo.ch.
Ndeshja ishte e fortë dhe zgjati 8 raunde, por në fund shqiptari arriti të rrëmbente një fitore shumë të vlefshme.
Pas fitores, Florian Marku ka shpërndarë një postim në rrjetin e tij social, Instagram, ku ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë kohës së fundit.
Marku triumfoi dje ndaj boksierit Rylan Charlton në raundin e tetë, pasi ekipi i kundërshtarit hodhi peshkirin në shenjë dorëzimi. 28 vjeçari u shpreh mirënjohës ndaj kundërshtarit ku e uroi atë për suksese në të ardhmen.