Fluks në qendrat shëndetësore, mjekja: 10-15 të infektuar me COVID çdo ditë
Mjekja e familjes, Bruna Shiroka thotë se në dy javët e fundit ka pasur një trend në rritje të infektimeve me COVID.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Shiroka u shpreh se në qendrën shëndetësore nr.3, ka rreth 10-15 pacientë të infektuar në ditë.
“Në dy javët e fundit ka pasur një trend çdo ditë në rritje të pacientëve të cilën diagnostikohen me COVID. Ky numër është në rritje, vazhdon çdo ditë e më shumë. Dhe sot shihet i njëjti trend në ambientet e qendrës. Pacientë të infektuar me COVID, janë 10-15 në një mjek familje. Vetëm dje, kanë qenë 9 pacientë të infektime nga 12 testime, në qendrën ku jam”, theksoi ajo.
Shiroka nënvizoi se moshat e reja përbëjnë grupmoshën që dominon rastet e infektimeve si dhe ata të cilët nuk kanë krye asnjë dozë vaksine kundër COVID.
Ajo theksoi faktin se duhen vaksinuar nënat shtatzana, apo nënat e reja në mënyrë që fëmija të mos infektohet.
LEXONI GJITHASHTU
Rreth 40% e testimeve për COVID pozitive
BE rekomandon dozën e dytë të vaksinës anti-COVID për personat mbi 60 vjeç