Fluturimet direkt Tiranë-Nju Jork priten të fillojnë në fund të 2025-ës

0
Shpërndaje lajmin

Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës pritet të mundësojë fluturime direkt drejt Nju Jorkut duke filluar nga fundi i vitit të ardhshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur Blendi Fevziu, në emisionin Opinion.
“Pas zgjatimit të pistës në aeroportin e Rinasit, pritet që në fund të vitit të ardhshëm të nisin fluturime direkte drejt Nju Jorkut, e më pas edhe destinacioneve të tjera interkontinentale”, ka thënë Fevziu.
Shqiptarët ende duhet të bëjnë dy ose më shumë ndalesa për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kujtojmë se më shumë se katër vjet kanë kaluar që nga premtimi që dha kryeministri Edi Rama për të pasur një linjë direkte Tiranë-Nju Jork.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *