“Fluturon” Ronaldo, ‘fluturon’ edhe Juventusi, bardhezinjtë likuidojnë modestët e Krotones dhe i mposht me “tris”

Share

Përfundon ndeshja që mbyll javën e 23 në Serinë A. Juventusi ka mundur me rezultatin e pastër 3-0 skuadrën e Krotones.

Kristiano Ronaldo zhbllokoi shifrat në minutën e 38. Portugezi duket i ndezur edhe nga goli i Lukakut në derbi, ku gjeti edhe golin e dytë sonte sërish me kokë në minutën e fundit të pjesës së parë.

Këtë herë asisti erdhi nga këmbët e Ramsej. Krotone është ekipi i 78 kundër të cilit Kristiano Ronaldo shënon në Top-5 ligat evropiane.

Portugezi ka shënuar për të gjitha ekipet me të cilat përballet në Serinë A aktualisht në turne (18/18). Koleksionist i vërtetë!

Në minutën e 66, Juventusi trefishoi rezultatin me Ueston Mk Keni, i cili pas rrjetës së shënuar bëri një festim të veçantë si në “Perëndimin e Egër” dhe me një litar që mbante në dorë dhe hidhte…

Për amerikanin ky është goli i katërt në Serinë A.

Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në vendin e 3 me 45 pikë, ndërsa Krotone renditet në vendin e 20 me 12 pikë.


Share

Komente