Fobres: Sipërmarrësi shqiptar nga Londra ndër të rinjët më vizionar dhe të suksesshëm

Share

maxresdefault 1

Shumë të rinjë në botë, po dominojnë me sukseset e tyre, në shumë fusha akademike dhe profesionale. Sipërmarrësi shqiptar Geri Çupi, jeton dhe ushtron aktivitetin e tij prej disa vitesh në Londër, transmeton albinfo.ch.

Duhet theksuar se ai është bashkëthemelues i kompanisë “MonoChain” dhe në vitin 2018 kompania e tij zgjeroi aktivitetin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, gjatë vitit 2020, 28 vjeçari shqiptar u konsiderua nga revista Forbes, si një nga të rinjtë më vizionar dhe të suksesshëm nën moshën 30 vjeçare.

Ai tregon për punën e kompanisë së tij dhe emocionet kur mori lajmin për vlerësimin në revistën ndërkombëtare.

“Sigurisht që jam ndjerë krenar për vlerësimin, por të gjitha rezultatet janë arritur me punën e madhe të shumë viteve. Kjo mundësi më hapi shumë dyer dhe bëri të mundur të krijoja lidhje të reja profesionale. Komuniteti shqiptar në Londër është i gjerë dhe unë vazhdimisht bashkëpunoj me ta, përfshirë dhe babain e këngëtares Dua Lipa”,- tregon sipërmarrësi i suksesshëm.

“I përulur për të qenë pjesë e #Forbes 30under 30 2020! Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur në udhëtimin tim sipërmarrës – ju e dini se kush jeni! Gjithashtu, më e rëndësishmja, faleminderit familjes MonoChain për punën e palodhur që kanë bërë, pa ta nuk do të kishte shkuar deri tani. Gjatë këtyre kohërave sfiduese fokusi ynë si sipërmarrës duhet të jetë përdorimi i teknologjisë për mirë” është shprehur Geri. /Albinfo.ch

 


Share

Komente