Formacionet zyrtare Kosova – Gambia

Shpërndaje lajmin

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore në Antalia, ku do të takohet me Gambinë.

Përzgjedhës Bernard Challandes për këtë ndeshje ka zgjedhur të luajë me shumicën e futbollistëve që luajnë në Evropë.

Në portë do të jetë Betim Halimi, që është një debutim për të me fanellën e Kosovës.

Në mbrojtje do të jenë Armend Thaqi,  David Domgjoni, Lavdim Hajruallu dhe Destan Bejselmani.

Mesfusha do të përbëhet nga Florian Loshaj, Donat Rrudhani dhe Eroll Zejnullahu. Sulmi i është besuar treshes Mirlind Daku, Jetmir Topalli dhe Liridon Balaj.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *