Formacioni i yjeve në Premier League: Dominon City, asnjë nga Chelsea

Shpërndaje lajmin

Manchester city dominon në formacion e vitit në Angli. Fitimi i titullit kampion ka bërë që 6 lojtarë  të “Qytetarëve të jenë pjesë e 11 më të mirëve të sezonit.

Në prapavijë janë 4 futbollistë të Sitit, me Joao Cancelo, Ruben Diaz, John Stones në mbrojtje, si dhe Ederson në portë. Luke Shad i Manchester United plotëson katërshen difensive.

Mesfusha përbëhet nga tre lojtarë dhe të zgjedhurit janë Ilkay Gundogan, Kevin de Bruyne dhe Bruno Fernandes, ndërsa në sulm vend fituan Mohamed Salah, Harry Kane dhe Son i Tottenham.

Edhe pse fituan Champions League, asnjë lojtar i Chelsea nuk bën pjesë në formacionin e vitit.

 

Manchester City është ekipi që ka fituar edhe më shumë vlerësime individuale, pasi Ruben Dias u shpall lojtari vitit në Premier League, Phil Foden doli talenti i vitit, ndërsa Pep Guardiola menaxheri më i mirë i sezonit.

Erik Lamela ka fituar çmimin e golit të sezonit në Premier League. Realizimi i tij ndaj Arsenalit më 14 mars të këtij viti është vlerësuar si goli më i mirë nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Angli. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *