Forumi i ndërtimtarisë Zvicër-Kosovë, i pari i këtij lloji në Lozanë të Zvicrës
Në mbrëmjen e 12 dhjetorit është mbajtur Forumi i ndërtimtarisë, i pari i këtij lloji në Lozanë të Zvicrës. Në këtë Forum morën pjesë mbi 80 kompani, të cilat veprimtarinë e tyre e kanë të fokusuar në sektorin e ndërtimit, të specializuara në përpunimin e drurit apo metalit, e po ashtu të pranishme ishin edhe shumë studio arkitekture, dizajni dhe agjenci të patundshmërive.
Forumi, i cili u organizua nga platforma albinfo.ch, me mbështetjen e USAID Kosovo Compete Activity
si dhe përkrahjen e GROUPE ORLLATI SA, mblodhi në një vend rreth 40 kompani nga Kosova si dhe po aq të tjera nga Zvicra, për të mundësuar rrjetëzimin e këtyre kompanive, të cilat kanë potencial dhe hapësira të nevojshme bashkëpunimi në këtë sektor
https://fb.watch/hCHjHrwLmO/